FC Shkupi ka regjistruar fitoren e parë gjatë fazës përgatitore në Antalia të Turqisë, duke triumfuar ndaj skuadrës bullgare Septemvri Sofia me rezultat 2-1. Protagonistë në këtë takim ishin Xhelil Asani dhe Avornyo, të cilët realizuan golat që i siguruan ekipit fitoren e merituar. Asani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke zhbllokuar rezultatin. Ndërkohë, Avornyo shënoi golin e dytë pas një aksioni të bukur të skuadrës.

Ndryshe FC Shkupi do të vazhdoj përgatitjet në Antalia edhe gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa duelin e rradhës do ta luaj kundër ekipit të Kaisar nga Kazakistani me 6 shkurt.

