Elita e futbollit vendor ”aktivizon” skuadrat edhe në mesjavë kur në program do të jetë xhiroja e pestë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Kampionët e Shkupit duhet të lënë pas Europën dhe tashmë 100% të fokusohen në kampionat ku nesër i pret duel me Pobedën në Çair.
Shkëndija pas humbjes me Strugën udhëton drejt Kavadarit për duelin me Tikveshin në kërkim për tu kthyer te suksesi.
Lideri i renditjes, Struga Trim Lum pretendon fitoren e pestë në po aq ndeshje kur në fushë të vet pret Sileksin.
Muharrem Bajrami me Makedonija Gj.P. luajnë në fushë të vet me Rabotniçkin, ndërsa e lirë këtë xhiro është Bregallnica.
Të gjitha duelet startojnë në orën 16:00.
LPFMV, Xhiroja e pestë:
Shkupi-Pobeda
Tikveshi-Shkëndija
Struga-Sileksi
Makedonija Gj.P.-Rabotniçki
Bregallnica – e lirë

