Adnan Januzaj pranë transferimit te Sevilla

Edhe pse pas largimit nga Sociedad u përfol se Januzaj mund të përfundojë në kategorinë e dytë të futbollit italian, megjithatë në horizont shfaqet mundësi shumë e mirë për shqiptarin.

Adnan Januzaj pritet që karrierën e tij ta vazhdojë në kampionatin spanjoll, La Liga.

Sevilla është e interesuar të nënshkruajë me reprezentuesin nga e Belgjikës, i cili është lojtar i lirë.

Klubi pothuajse e ka bindur lojtarin dhe një marrëveshje mund të arrihet në orët në vazhdim.

Januzaj së fundi luajti për skuadrën tjetër spanjolle, Real Sociedad.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close