Xhiroja e pestë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut do të shënojë startin nesër me dy ndeshjet e para në program.

Kjo xhiro do të nis nga Kratova, aty ku Sileksi do të pret lideren aktuale, Shkëndijën e Tetovës. Këta të fundit pa asnjë humbje në sezonin e ri, për në Kratovë udhëtojnë për fitoren e radhës dhe vazhdimin e kësaj ecurie pozitive. Dueli ndërmjet Sileksit dhe Shkëndijës do të zhvillohet pasditen e së premtes, duke nisur nga ora 16:00.
Ndërkohë dueli tjetër do të luhet ndërmjet Struga Trim Lumit dhe Bregallnicës. Ky takim do të nis nga ora 17:00 dhe zhvillohet në stadiumin e qytetit të Strugës.
Xhiroja e pestë vazhdon të shtunën me një ndeshje në program, me Arsimin që pret Skopjen në Gostivar. Të dielën, Bashkimi përballet me Shkëndijën e Haraçinës, teksa të hënën mbyllet xhiroja me duelin Tikveshi – Vardari./Sportmania/

