Franck Kessie zyrtarizohet te Barcelona

Skuadra e Barcelonës ka zyrtarizuar transferimin e Frank Kesit. 25 vjeçari bashkohet me ekipin katalanas si futbollist i lirë, pasi i skadoi kontrata me kampionët e Italisë, Milanin. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë me Barcelonën ka firmosur kontratë deri në qershor të vitit 2027, nga e cila do të përfitojë 6.5 milionë euro në vit. Skuadra e drejtuar nga Çavi Hernandez i kanë vendosur Kesit një klauzolë largimi që kap shifrën e 500 milionë eurove. Kujtojmë që Kesi pjesë e Milanit ishte për 5 sezone, me të cilët regjistron 223 ndeshje me kuqezinjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close