FC Struga ekipi i parë që uron FC Voska Sport për inkuadrimin në elitë

FC Voska Sport me barazimin 2:2 në derbin lokal me Ohrid Lihindos edhe zyrtarisht ka siguruar matematikisht inkuadrimin në Ligën e Parë të Maqedonisë dy xhiro para mbylljes së sezonit.

Pas këtij suksesi historik të ekipit shqiptar nga qyteti i Ohrit, urimi i parë zyrtar dhe publik ka ardhur nga fqiu, FC Struga Trim&Lum. Lideri i Ligës së Parë duke përgëzuar Voskën për suksesin, ju ka uruar bashkimin me shoqërinë e elitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close