Gjenerata U10 (2016) e FC Shkupit ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në turneun ndërkombëtar “Sarajevo Trophy 2026”, duke arritur deri në finalen e madhe dhe duke u shpallur nënkampione.

Të rinjtë bardhekaltër e mbyllën fazën e grupeve me maksimumin e pikëve, duke regjistruar 3 fitore në 3 ndeshje dhe një golaverazh mbresëlënës 14:1. Në çerekfinale eliminuan ekipin malazez SF Sporting me rezultat 2:1, ndërsa në gjysmëfinale mposhtën vendasit e Spartës me shifrat 1:0.
Në finalen e madhe përballë Zhelezniçarit, FC Shkupi dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, por pësoi gol në minutat e fundit dhe u mposht minimalisht 1:0.
Në një konkurrencë të fortë me ekipe nga Bosnja e Hercegovina, Austria, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, skuadra e drejtuar nga trajnerët Sedat Berisha dhe Samet Sinani realizoi një turne fantastik, duke regjistruar 6 fitore në 7 ndeshje dhe duke lënë përshtypje shumë pozitive me lojërat e saj.

