Gjenerata 2018 e FC Shkupit vazhdon të konfirmojë potencialin e saj të madh. Pas shpalljes kampione e Maqedonisë së Veriut, talentët bardhekaltër kanë triumfuar edhe në turneun ndërkombëtar “Sarajevo Trophy 2026”, duke zënë vendin e parë në një konkurrencë me ekipe nga vende të ndryshme të rajonit.

Nën drejtimin e trajnerit Jeton Musliu, djemtë e vegjël zhvilluan paraqitje mbresëlënëse gjatë gjithë turneut, duke dëshmuar cilësi dhe mentalitet fitues.
“Ky triumf në Sarajevë është vërtetues se kjo gjeneratë ka cilësi dhe jo rastësisht dolëm kampionë shtetërorë. Është bukur kur në këto turne ndërkombëtare djemtë fitojnë përvojë, ndërsa kur këtë e kurorëzon me vend të parë, atëherë na lë të besojmë se kemi bërë punë të mirë gjatë gjithë kësaj periudhe”, deklaroi trajneri Jeton Musliu.
Suksesi në Sarajevë vjen si vazhdimësi e një sezoni të shkëlqyer për gjeneratën 2018, e cila po dëshmon se FC Shkupi ka një bazë të fortë për të ardhmen dhe një grup futbollistësh që premtojnë shumë për vitet në vijim.
Kujtojmë se në Sarajevë vendin e dytë e zuri edhe skuadra U10 e FC Shkupit nën drejtimin e Sedat Berishës.

