Danel Sinani, futbollisti me rrënjë nga Kosova që i shënoi Shqipërisë në Tiranë

Ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Luksemburgut u vendos nga një emër i njohur për futbollin evropian. Danel Sinani, futbollisti i Luksemburgut me origjinë familjare nga Dragashi i Kosovës, realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 8-të, duke i dhënë fitoren 1:0 mysafirëve në “Air Albania”.

29-vjeçari, i lindur në Beograd dhe i rritur në Luksemburg, ka zgjedhur prej vitesh të përfaqësojë kombëtaren e këtij vendi, me të cilën numëron dhjetëra paraqitje dhe gola. Në nivel klubesh, Sinani ka luajtur në Angli dhe Gjermani, ndërsa së fundmi ishte pjesë e St. Pauli në Bundesliga.

Ironikisht, futbollisti me rrënjë nga trojet shqiptare ishte ai që ndëshkoi kuqezinjtë në Tiranë, duke vulosur një tjetër mbrëmje zhgënjyese për Shqipërinë, e cila e mbylli grumbullimin me humbje ndaj Izraelit dhe Luksemburgut. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close