Ennur Totre firmos 3 vite me Vorskla Poltava

Mesfushori tetovar Ennur Totre edhe zyrtarisht largohet nga Tirana dhe kalon ne elitën e futbollit të Ukrainës te Vorskla Poltava. Burimet e televizionit Shenja dhe Sportmania, mësojnë ekskluzivisht se Totre ditwn e sotme ka firmosur kontratë 3 vjeçare me ekipin ukrainas dhe të martën udhëton drejt Polonisë për tu bashkuar me ekipin e tij të ri. Shkaku i gjendjes së luftës në Ukrainë kampionati mendohet të zhvillohet në Poloni dhe ish-mesfushori i Shkëndijës ditët në vijim pritet edhe zyrtarisht të prezantohet te Vorskla. Bisedimet mes palëve kanë zgjatur tashmë një periudhë, ndërsa pasi u gjet akord edhe mes klubeve e lojtarit, gjithçka u zyrtarizua pasi në llogari të Tiranës kaloi kësti i parë i dëshmpërblimit për kartonin e Totres.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close