Aleksandar Vllaho, ndihmës i Sedlloskit te Shkupi

Skuadra e Shkupit ka emëruar për ndihmës trajner te Goce Sedlloskit, teknikun Aleksandar Vllaho. Ky i fundit në stafin teknik te Shkupi vjen si zëvendësues i Pavel Nedellkovskit që u nda me skuadrën nga Çairi disa ditë më parë për të vazhduar karrierën jashtë vendit. Vllaho ka punuar edhe në të kaluarën me Goce Sedlloskin, ku së bashku kanë qenë pjesë e Vardarit, Rigas dhe Dinamo Zagrebit. Aleksandar Vllaho sezonin e kaluar udhëheqi edhe Rabotniçkin si trajner i parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close