Enis Bardhi në super-formë, realizon dy supergola për Trabzonsporin

Dy supergola për Trabzonsporin nga shqiptari i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi. Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, ishte protagonist në fitoren e thellë 5:1 të Trabzonsporit ndaj Kasimpaaa për xhiron e katërt në Superligën e Turqisë. 

Bardhi shënoi në minutën e 28-të, duke realizuar supergol për Trabzonsporin, ndërkohë tjetri gol spektakolar për yllin shqiptar nga Maqedonia erdhi në minutën e 64-t, kur çoi shifrat në 4:0. 

Për Enis Bardhi këto, ishin dy golat e parë në sezonin e ri në Turqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close