Derbi Shkëndija – Shkupi do të jetë në plan të parë nesër në ndeshjet e xhiros së gjashtë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni.

Nga tabori i vendasve ka folur Endrit Krasniqi, i cili thotë se dëshirojnë ta vazhdojnë serinë e fitoreve në kampionat.
“Mendoj se ekipi është përgatitur shumë mirë. Shpresojmë të vazhdojmë me serinë e fitoreve, që të mos ndalemi dhe të jemi të qetë deri në ndeshjen tjetër. Mendoj se ndaj Shkupit është një ndeshje e rëndësishme, besoj se ekipi jonë është më i mirë se i Shkupit, kështu që është një ndeshje që mund të vendosin edhe detajet e vogla. Unë premtoj një angazhim maksimal nga vetja dhe të ndihmoj ekipin që të kemi tre pikë të reja”, tha Endrit Krasniqi.

