Shkupi pas 21 viteve rikthehu titullin e kampionit në Çair. Trofe i merituar, pasi bardhekaltërit ishin bindshëm më të mirë se të gjitha ekipet e kampionatit në këtë sezon. Udhëheqës i këtij suksesi ishte Goce Sedlloski, ndërsa në stafin e tij ishte edhe një shqiptar si Enes Qaili që është i rritur te ky klub dhe punon ndër vite me shkollën e futbollit, ndërsa sezonet e fundit ishte pjesë e ekipit të parë si trajner kondicional.

“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme sepse jam shpall Kampion me klubin që e dua prej në fëmijëri, një ndjenjë që do të punoi me shumë perkushtim që ta kem edhe në të ardhmen”, thotë fillimisht Qaili, duke vazhduar për treguar për qëllimin e ekipit: “Ka qenë objektivi ynë që në fillim dhe normal që kam besusr dhe punuar qysh prej stërvitjës së parë për këtë arritje”.
Çairasi tregon dallimin e punës me trajnerët tjerë dhe të këtij sezoni.
“Po kam punuar edhe me trajner tjerë dhe ka qenë një pervojë dhe rrugëtim perplotë mësime për mua. Ajo që e dallon ketë staf teknik është kryetrajneri i cili me pervojën e tij të madhe dhe këmbnguljen e tij qysh në fillim për të nxjerë maksimumin nga çdo lojtarë dhe çdo ndeshje që në fund të arrihet qëllimi”, shprehet Enesi,i cili thotë se ka qenë e lehtë për të punohet me futbollist që kanë cilësi kampioni: “Për mua aspak nuk ishte e veshtirë por perkundrazi e lehtë. Lojtarë me cilësi kampioni i dijnë mirë detyrat e tyre dhe janë maksimalisht te fokusuar ne punë. Janë profesionist të vërtetë dhe kanë kualitet dhe të luajnë edhe ne liga shumë më të mëdha”.
Enes Qaili tregonë planet për Shkupin për garat në Europë si dhe zbulon nëse e sheh vetën që një ditë të punojë edhe jashtë skuadrës së Çairit.“Plani ynë është që të kalojmë raundin e parë të kualifikimeve dhe pse jo ashtu me rradhë.Qëllimi im është që me FC Shkupin ta përseris suksesin e sezonit të kaluar. Normale, në të ardhmen nëse më ofrohet ndonje ofertë e kapshme pse mos të punojë edhe diku jasht shtetit”, ka përfunduar Qaili.

