“Ëndërroj të stërvis Messin”, Gerrard zbulon dy klubet që e kërkuan kur luante me Liverpool

Stiven Gerrard, një legjendë e Liverpool gjatë karrierës së tij ka koleksionuar shumë oferta nga klubet më të mëdha të Europës. Ai zgjodhi t’i qëndronte besnik të kuqve ndërsa së fundmi, zbulon edhe disa nga klubet të cilat kërkuan ta “rrëmbenin” nga Anfield.

“Kam marrë oferta nga Real Madrid dhe Chelsea, por zemra ime gjithmonë i përkiste Liverpoolit. Unë nuk jam penduar kurrë që nuk ika nga Liverpool, nëse do të kthehesha pas në kohë, do të merrja të njëjtin vendim”.

Ndër të tjera, Gerrard që tashmë është trajneri i klubit të Al-Ettifaq në Arabinë Saudite, shpreson që një ditë aty të transferohet edhe Lionel Messi ndërsa heziton të zgjedhë mes argjentinasit dhe Cristiano Ronaldos.

“Për mua do të ishte një ëndërr nëse Messi transferohet te Al-Ettifaq, është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe do të ishte një burim i madh marketingu për klubin. E di që është pak e vështirë që ai të transferohet në Arabinë Saudite, por nuk ka asgjë të keqe të ëndërrosh.

Messi apo Cristiano? Si Messi ashtu dhe Ronaldo janë lojtarë të mëdhenj. Kanë bërë histori në futboll. Ronaldo është një golashënues i jashtëzakonshëm ndërsa Messi është pak më shumë lojtar për skuadrën, më i kompletuar. Por, nuk mund të zgjedh sepse janë të dy legjenda”, u shpreh Gerrard.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close