Berisha drejt Serisë B, i bën ofertë Spezia

Etrit Berisha drejt Serisë B. Gardiani 35-vjeçar shqiptar është i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Empolin, ku edhe mbylli sezonin e aktual, teksa duke shijuar pushimet, po vlerëson edhe ofertat për të ardhmen.

Media italiane bën me dije se gardiani kuqezi është kontaktuar nga Spezia, klub ligur që militon në Serinë B dhe që synon rikthimin në elitën e futbollit italian vitin e ardhshëm.

Skuadra ligure, që drejtohet nga Luca D’Angelo, ka aktualisht vetëm dy portierë të rinj në organikë dhe po kërkon një titullar me eksperiencë, teksa Berisha shihet si opsioni i duhur për t’i besuar mbrojtjen e katërkëndëshit.

Momentalisht problem mbetet fakti që Berisha ka përfituar një pagë shumë të lartë dhe duket se nuk është ende gati të ulë ndjeshëm pretendimet e tij, për t’u bashkuar me klubin e Spezias.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close