Ekskluzive: Sabit Bilali largohet nga Rabotniçki, transferohet te Gjilani

Sabit Bilali në sezonin e ri garues nuk do të jetë pjesë e Rabotniçkit, por e as elitës së futbollit vendor, pasi tetovar ka gjetur një ambient të ri jashtë Maqedonisë së Veriut për ta vazhduar karrierën e tij.

“Sportmania” mëson ekskluzivisht se Sabit Bilali është larguar nga ekipi i “Romantikëve”. Sipas informacionëve tona, mesfushori shqiptar do të transferohet në Superligën e Kosovës, aty ku ka gjetur gjuhën e përbashkët me ekipin e Gjilanit.

Skuadra e Gjilanit në sezonin e ri do të drejtohet nga Ardian Nuhiu si dhe për drejtor sportiv në këtë muaj u emërua Ertan Demiri.

Sa i përket Sabit Bilalit, ai te Rabotniçki qëndroi vetëm gjashtë muaj, pasi erdhi në janar nga Partizani i Tiranës, ndërsa më herët ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, Shkupit, Makedonija Gjorçe Petrovit dhe Gostivarit. /Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close