Almir Aganspahiç sot zyrtarisht u largua nga skuadra e Shkëndijës, me këta të fundit që përmes një komunikatën konfirmuan ndarjen mes palëve. Mirëpo, jo shumë nga zyrtarizimi i largimit nga kuqezinjtë, portali “Sportmania” mëson se anëtarja e re e Ligës së Parë, Besa e Dobërdollit ka nisur bisedimet me sulmuesin boshnjak.

Drejtuesit e Besës kanë kontaktuar Aganspahiçin dhe bisedimet më të avansuara pritet të vazhdojnë ditëve në vijim, ku boshnjaku ka gjasa që të vazhdoj të mbetet pjesë e elitës së futbollit vendor edhe për sezonin e ardhshëm, por vetëm me ngjyra tjera në fanellë. Almir Aganspahiç zhvilloi 30 ndeshje me Shkëndijën e Tetovës në të cilën realizoi edhe 12 gola./Sportmania/

