EKSKLUZIVE: Blendi Shkëmbi dëshira e Strugës për postin e trajnerit

Struga është në kërkim të një trajneri të ri, para se të filloj të mendoj për futbollistët për të kompletuar skuadrën në merkato. 

“Sportmania” ka mësuar ekskluzivisht se drejtuesit strugan e dëshirojnë për trajner Blendi Shkëmbin. 

Interesimi është shfaqur për teknikun shqiptar dhe kontaktet e para kanë nisur. Blendi Shkëmbi duket thuajse i larguar nga Tirana dhe tashmë sheh një opsion të ri, teksa Struga duket një drejtim i duhur për të. 

Nuk dihet se si do të shkojnë negociatat mes palëve, por Blendi Shkëmbi mund të jetë trajner i ri i Strugës për sezonin e ri. 

Kujtojmë se Struga nuk ka është bërë “rehat” me trajnerët në sezonin që lamë pas, duke emëruar e shkarkuar ndërmjet sezonit. /Sportmania/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close