Berat Jakupi reagon për ndarjen e pensioneve sportive: “Edhe mua më takon kjo e drejtë”

Ish-kampioni i Evropës në karate, Berat Jakupi, ka reaguar pas ceremonisë së fundit të organizuar nga Ministria e Kulturës, ku u ndanë Mirënjohje Nacionale Sportive (Pensione Sportive) për sportistët që kanë shënuar suksese të mëdha për vendin.

Përmes një reagimi publik, Jakupi, i cili aktualisht është i përfshirë edhe në jetën politike, ka shprehur zhgënjimin që nuk është përfshirë në listën e përfituesve, pavarësisht rezultateve të tij të dëshmuara në arenën ndërkombëtare, përfshirë vendin e dytë në Kampionatin Evropian për seniorë në vitin 2017, kohë kur karateja ishte sport olimpik.

Sot jam kontaktuar nga shumë miq, shokë dhe gazetarë, të cilët më pyetën pse, si sportist, nuk jam ftuar nga qeveria për të marrë Mirënjohjen Nacionale Sportive. Duke u bazuar në rezultatet e mia, kjo e drejtë më takon edhe mua, sipas ligjit. Nuk e kuptoj ende pse nuk jam ftuar,” shprehet Jakupi.

Ai thekson se në ceremoni morën pjesë edhe sportistë aktivë, ndaj mospërfshirja e tij mbetet e pashpjegueshme. Jakupi është një prej figurave më të dalluara të karatesë shqiptare, me dhjetëra medalje në garat ndërkombëtare dhe një kontribut të madh në afirmimin e sportit në vend.

Në fund të reagimit, ai lë të kuptohet se do të kërkojë sqarime për këtë vendim dhe do të vazhdojë të mbështesë të drejtat e sportistëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close