Shkëndija e Haraçinës ka goditur në merkato. Portali “Sportmania” mëson ekskluzivisht se drejtuesit e skuadrës nga Haraçina kanë arritur akord me mbrojtësin nga Shkupi, Mevlan Adili.

Pas disa negociatave, udhëheqësit e skuadrës debutuese në elitë, e kanë bindur futbollistin me përvojë që të veshë fanellën e kuqezi.
Sipas informacioneve që ka siguruar “Sportmania”, Mevlan Adili pritet të prezantohet sonte te skuadra nga Haraçina.
Mbrojtësi shkupjan së fundmi ishte pjesë e futbollit kosovar, ku luajti me fanellën e Gjilanit, teksa më herët ka qenë pjesë edhe e Shkëndijës së Tetovës, Bylysit, Vllaznisë, Shkupit, Zalgirisit dhe UTA Aradit. /Sportmania/

