Atletja më e mirë e vendit tonë Drita Islami dhe atleti tjetër Jovan Stojoski të udhëhequr nga seleksionuesi Kristijan Kajçevski kanë udhëtuar drejt Stambollit për Kampionatin Ballkanik të atletikës që do të zhvillohet këtë fundjavë.
Islami dhe Stojoski nën ëmblemën e përfaqësueses U21 të Maqedonisë do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik, ku do të garojnë në disciplinën e 400 metrave.
Duke pasur parasysh formën dhe rezultatet e arritura së fundmi, pritet që të dy atletët të kthehen me medalje nga Stambolli./Sportmania.al