Dominim i Ron Bilallit në Serbi, tre fitore ndaj rivalëve vendas dhe medalja e artë për talentin e Klubit të Karatesë Shkëndija

Talenti i ri shqiptar, Ron Bilalli, ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare, duke triumfuar në turneun e karatesë të mbajtur në Çaçak të Serbisë. Karateisti i Klubit të Karatesë Shkëndija dominoi plotësisht konkurrencën, duke mposhtur tre kundërshtarë serbë me rezultate bindëse 8:0, 2:1 dhe 11:3.

Ky sukses i madh konfirmon potencialin dhe punën e vazhdueshme të Ronit, i cili po shndërrohet në një nga emrat më premtues në sportet luftarake.

Krenaria është e madhe edhe në Shkolla Fillore Naim Frashëri, ku Roni vijon mësimet. Nga shkolla e përshkruajnë këtë arritje si një sukses jo vetëm personal, por edhe nder për institucionin dhe gjithë komunitetin.

Me përkushtim, disiplinë dhe talent, Ron Bilalli po dëshmon se kufijtë nuk ekzistojnë kur punohet me zemër, ndërsa kjo medalje e artë pritet të jetë vetëm fillimi i një rruge të suksesshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close