Mediat spanjole dhe franceze, thuajse çdo ditë po raportojnë për kalimin e Kylian Mbappe me Real Madridin apo edhe Liverpooli, edhe pse superylli francez pas finales së Superkupës së Francës, deklaroi se ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Gjithsesi, “L’Equipe” në publikimin e të premtes, zbuloi se sulmuesi 25-vjeçar do të shpallë vendimin e tij deri më 14 shkurt, ditën e Shën Valentinit.
Data konkrete nuk u përmend… por, atë ditë është caktuar ndeshja e parë mes Paris Saint-Germain dhe Real Sociedadit për “16” të Champions League dhe Mbappé dëshiron t’ua bëjë të qartë miqve të kampionët e Francës, nëse do të qëndrojë në klub duke rinovuar kontratën, apo do të largohet në verë si lojtar i lirë për një tjetër klub të madh evropian. Me Real Madridin, gjithmonë favorit të parë në eventualitetin e dytë.

