Siç raportohet nga Daily Mail, Manchester City e gjen veten në qendër të një veprimi ligjor të ngritur nga prodhuesi “Superdry”, duke pretenduar një shkelje të markës së tyre të regjistruar tregtare.

Kampionët e Premier League kanë një partneritet shumë milionësh me prodhuesin japonez të birrës “Asahi” dhe produkti i tyre kryesor, birra ‘Super Dry” 0% pa alkool, është sponsori kryesor i kompletit të trajnimit të Cityt.
“Superdry”, marka globale e veshjeve, pretendon se përdorimi i kësaj logoje në kompletin e Cityt është identik me të tyren dhe mund të mashtrojë konsumatorët. Ata kërkuan një urdhër për të parandaluar City nga përdorimi i kësaj shkeljeje të supozuar dhe skuadra e Pep Guardiolës duket se ka patur fanela alternative këtë javë.
Rebecca Young, partnere dhe drejtuese e ligjit për median në JMW Solicitors, thotë se gjykata do të duhet të përcaktojë nëse shenjat janë “identike”, duke parë përshtypjen e përgjithshme që krijojnë.
Nëse ankesa është e suksesshme, Manchester City duhet të ndalojë përdorimin e markës, të shkatërrojë artikujt që mbajnë markën, ose t’i modifikojë ato me shpenzimet e veta.
Ankesa, e depozituar në Londër më 15 dhjetor të vitit të kaluar, përfshin foto të lojtarëve me mjete stërvitore dhe detaje të njoftimit të klubit për partneritetin. Manchester City, i cili ka partneritet me “Asahin” që nga viti 2022, nuk pranoi të bënte asnjë koment për momentin.

