Ousmane Dembele jo vetën që ka humbur sezonin aktual, por do të mungojë edhe në fillim të sezonit të ardhshëm. Sulmuesi francez iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në Finlandë, për të ringjitur tendinën e bicepsit femoral të kofshës së djathtë dhe sipas njoftimit zyrtar të klubit “blaugrana”, do të duhen gjatë muaj që ai të kthehet në fushë. Më një llogari të thjeshtë kuptohet që Dembele mund të jetë i gatshëm për lojë në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit.

“Lojtari i ekipit të parë, Ousmane Dembéle, i është nënshtruar me sukses operacionit në qytetin Turku, Finlandë, ku u operua nga Dr. Lasse Lempainen në tendinën e këputur të bicepsit të kofshës së djathtë. Francezi do të qëndrojë jashtë për rreth 6 muaj.
Sulmuesi po vijonte fazën e riaftësimit nga dëmtimi në kofshë, kur u detyrua të tërhiqej nga një seancë stërvitore në Ciutat Esportiva javën e kaluar. Testet pasuese konfirmuan një këputje të plotë të tendinës të këmbës së tij të djathtë.”

