Deklarata e trajnerit të Malmo-s u bë hit viral në Evropë dhe tashmë ka gjetur rrugën e saj në faqet e shumicës së mediave sportive në Kontinentin e Vjetër.

Gllazgou Renxhers ka festuar fitoren 2-0 ndaj Malmos në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Evropës, por në qendër të vëmendjes së publikut europian ka qenë deklarata e trajnerit të skuadrës suedeze, Henrik Rindstrom. Në konferencën për shtyp ai iu referua deklaratës së tij para fillimit të ndeshjes.
“Mund të më pyesni: Trajner, a je budalla?” Po, padyshim që jam budalla. Ndodh mut. Jam përpjekur t’i bëj lojtarët e mi të kuptojnë se ne nuk mund të luajmë përmes portierit. Portieri ynë nuk është një lojtar i lojës”, tha Rindstrom.
Rindstorm ka qenë në stolin e Malmo-s që nga viti 2022. Ai deri më tani e ka udhëhequr skuadrën në 72 ndeshje dhe ka shënuar 47 fitore, 11 barazime dhe 14 humbje.

