Skuadra e Renovës është bërë si trafik njëkahësh dhe drejtimi i lëvizjeve fatkeqësisht janë vetëm daljet. Diçka e çuditshme po zhvillohet brenda klubit xhepçishtas, pasi menjëherë pas komunikimit të 7-të largimeve të disa ditëve më parë, pasuan tjera dalje nga klubi dhe tashmë të disa lojtarëve me peshë. Pas Xhelil Abdullait, futbollisti i rradhës që ndërpret bashkëpunimin me Renovën është Shefit Shefiti. Sulmuesi 24 vjeçar edhe zyrtarisht ka ndarë rrugët me xhepçishtasit dhe tashmë si lojtar i lirë shqyrton opsionet për të vijuar karrierën. Shefiti është futbollist i dalë nga shkolla e futbollit Shkëndija, ku luajti disa sezone edhe në ekipin e parë, ndërsa tre sezonet e fundit ishte pjesë e rëndësishme e Renovës, ku mes tjerash u imponua me gola të rëndësishëm në kampionat dhe Europë.