Çairi e mbyll në krye të tabelës gjysmësezonin

Klubi i hendbollit për femra Çair e ka mbyllur gjysmësezonin në krye të tabelës në Superligën e Maqedonisë së Veriut. Skuadra e udhëhequr nga trajneri Basri Latifi, e mbylli me fitore gjysmësezonin, duke e mundur ekipin Shampion me rezultat bindës 27:39. Çairi me këtë fitore mbetet në krye të renditjes tabelare, duke kryesur me 12 fitore nga 14 ndeshje të luajtura, ndërsa pikë të barabarta me ekipin shqiptarë ka edhe Vardari. Gjithsesi Çairi ka siguruar një vend për në plej of në garën për titullin. Gjysmësezoni pranveror në elitën e hendbollit për femra do të nis në fillim të muajit mars të vitit të ardhshëm, ndërsa Çairi në përgatitje rikthehet në muajin shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close