Ronaldo në Arabinë Saudite: E konfirmon edhe presidenti turk Erdogan! (VIDEO)

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, këtë herë është marrë me çështjet e futbollit, një passion i tij i rinisë, dhe ka parashikuar se kush do të jetë skuadra e ardhshme e Cristiano Ronaldos. 

Në veçanti, duke folur në një konferencë në qytetin Enzurum të Turqisë, ai bëri një zbulim futbollistik, në të vërtetë me rëndësi të veçantë, pasi e ardhmja e Cristiano Ronaldos ka pushtuar prej kohësh mediat e të gjithë planetit. 

Presidenti turk tha se sulmuesi portugez, pas divorcit me Manchester United do të transferohet në Arabinë Saudite për të vazhduar karrierën. Njëkohësisht, ai ka komentuar edhe pjesëmarrjen e 38-vjeçarit në Botërorin e Katarit, duke thënë se “ia kanë harxhuar energjitë, i kanë prishur mendjen, duke e bërë të luajë vetëm në 30 minutat e fundit të ndeshjeve”.

Kujtohet se “ylli” portugez u la i lirë nga Manchester United dhe është në kërkim të fazës tjetër të karrierës së tij.

VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close