Trajneri i Bajer Leverkuzenit, Çabi Alonso, ka qenë shumë i lidhur për t’iu bashkuar Liverpullit si zëvendësues i Jurgen Klopit. Spanjolli gjithashtu ishte edhe në planet e Bajern Munihut dhe Çellsit, por në fund vendosi të qëndronte te skuadra gjermane Bajer Leverkuzen.

Alonso tani ka treguar se ka qenë i interesuar për ta zëvendësuar Klopin, por që në atë kohë ishte i fokusuar për ta fituar titullin me Leverkuzenin.
“Unë pashë lidhjet për të zëvendësuar Klopin… por në atë kohë isha i fokusuar në fitimin e ligës. Ne po punonim vetëm për këtë, nuk kam negociuar me klubet”, tha Alonso.
Alonso ishte në fakt një kandidat i madh për të zëvendësuar trajnerin gjerman, por ai zgjodhi të qëndrojë me Bayer për një sezon tjetër pasi i ndihmoi ata të fitonin titullin e Bundesligës pa humbur asnjë ndeshje sezonin e kaluar.
Liverpulli në fund vendosi për holandezin Arne Slot dhe ata tani janë lider në Premier Ligën.

