Asnjë duel i humbur me kokë dhe 34 pasime të sakta

Me shiritin e kapitenit në krah, Ardian Ismajli zhvilloi një tjetër paraqitje dinjitoze me fanellën e Empolit, në triumfin 1-0 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Komos

Ismajli u aktivizua gjatë gjithë sfidës, teksa në fund u vlerësua me notën 7.5 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë regjistroi 34 pasime të sakta, teksa i fitoi të 5-ta duelet ajërore me kundërshtarët. Ismajli spastroi 5 herë zonën, bllokoi 2 gjuajtje të kundërshtarëve si dhe ndërpreu 3 herë aksionet. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close