Portieri shkupjan, Burhan Mustafa në sezonin e ardhshëm do të mbrojë për ekipin e Gostivarit.

Pas mbarimit të kontratës me Rabotniçkin, ekipi nga Gostivari me shumë këmbëngulje ka kërkuar shërbimet e portierit i cili në bagazhin e tij ka një përvoj të shkëlqyeshme, që nga mbrojtja e fanellës së Shkupit, Shkëndijës, Borecit dhe së fundmi të Rabotniçkit.
Nga ekipi i Gostivarit kanë paralajmëruar prurjen e re, duke thënë se këtë sezon porta e tyre me Burhan Mustafën do të jetë shumë më e sigurt.
“Kemi kënaqsi të njoftojm opinionin dhe publikun se nga kjo sezon porta jonë do të jetë shumë më e sigurt me super portierin Burhan Mustafa .Sot në hapsirat e klubit u bë prezantimi i prurjes më të re nga elita e futbollit vendas tash më ish portierit të Rabotniçkit Burhan Mustafa .
Klubi bardh e blu i uron mirë se ardhje në familjen e madhe Burhan Mustafës”, thuhet në njoftimin e FK Gostivarit. /SHENJA/



