Boksieri Benjamin Imeri, synon fitoren e shtatë në arenën profesionale! 

Boksieri profesionist nga Gradeci i Gostivarit, Benjamin Imeri, është gati të sfidojë kundërshtarin e radhës në ring dhe të vazhdojë serinë e sukseseve të tij. Me një bilanc të pastër prej 6 fitoresh, Imeri synon të ruajë këtë rekord mbresëlënës dhe të arrijë fitoren e shtatë.

Meçi i radhës do të zhvillohet në “Osterman Arena” në Leverekuzen të Gjermanisë, ku Imeri, tashmë i përgatitur në formën më të mirë, fton gjithë shqiptarët që ta mbështesin në këtë sfidë të rëndësishme. Ai shpreh mirënjohje për mbështetjen e madhe që i ka dhënë sponsori kryesor, Global Immobiele, si dhe për përkushtimin e menaxherit dhe trajnerit të tij, Halim Abazi, të cilët kanë qenë përherë pranë tij në këtë rrugëtim. Një falënderim i veçantë shkon edhe për organizatorin e mbrëmjes në Leverkuzen, Bekim Hoxha, që bën të mundur realizimin e këtij eventi në arenën ndërkombëtare.

Jam i përgatitur për ta zhvilluar meçin e shtatë dhe për të sjellë fitoren e radhës për gjithë ata që më përkrahin! Pres mbështetjen e tifozëve shqiptarë në Osterman Arena për ta ndarë këtë moment me mua,” shprehet Imeri për portalin Sportmania, i motivuar dhe i gatshëm për sfidën e radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close