Bën gafën e pafalshme në televizion, shpall të vdekur kolegun që jeton!

Emanuel Peti (54 vjeç) shkaktoi një incident të madh gjatë një transmetimi televiziv kur, gabimisht, deklaroi se një koleg i tij kishte ndërruar jetë. Ish-kampioni i botës dhe Europës me Francën ishte i ftuar në programin britanik “Monday Night Football” të “Sky Sports”, ku foli për ish-mesfushorin dhe ndihmës trajnerin Pat Rajs.

“Gjithashtu pata një përplasje me Pat Rajsin një herë. Prehu në paqe, Pat!” – tha Petit, para se të ndërpritej nga prezantuesi David Xhons, i cili e korrigjoi menjëherë.

“Kam lajme pozitive, Pat Rajs të dërgon urimet e tij më të mira. Në fakt, ai ende nuk ka ndërruar jetë. Është gjallë dhe në formë të mirë”,  tha Xhons.

Peti, dukshëm i turpëruar nga situata, kërkoi menjëherë falje.

“Më falni! Më fal, Pat! Jam konfuz. Më vjen shumë keq, Pat. Kam bërë një gabim, më falni”.

Ndërkohë, analisti televiziv Xhejm Karager, i pranishëm në panel, shpërtheu në të qeshura. Ky incident i sikletshëm u bë menjëherë “viral” në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta dhe komente humoristike për gafën e ish-lojtarit francez.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close