David Beckham, aksioner i Inter Miami, skuadra e MLS-së ku do të luajë Lionel Messi sezonin e ardhshëm, tha në një seminar, se njoftimi për nënshkrimin e sulmuesit argjentinas kishte një ndikim të madh në ekip dhe tifozët amerikanë.

“Disa javë më parë u zgjova me një milion mesazhe në celular dhe mendova “çfarë po ndodh?”. Normalisht që nuk marr aq shumë mesazhe. Pastaj lexova, që Leo kishte thënë se do të vinte në Miami. Ky nuk ishte lajm për mua”,- ka shpjeguar ish-futbollisti anglez.
“Unë gjithmonë kam thënë se nëse do të kisha mundësi, do të sillja lojtarët më të mirë në Miami, pavarësisht se ku janë ata në karrierën e tyre. E kam bërë atë përkushtim ndaj tifozëve tanë.
Kështu që kur dëgjova se një nga lojtarët më të mire në botë, pasi për mua kush fitoi gjithçka është ende një lojtar i madh, i ri, që bën atë që bën, dëshiron të luajë në ekipin tim, ishte një moment i mrekullueshëm për ne!”,- deklaroi Beckham.

