Marcelo Brozovic ka pranuar superofertën e Al Nasr për t’u transferuar në Arabinë Saudite për tre vitet e ardhshme, për një tarifë që pritet të arrijë në 100 milionë euro (Inter do të arkëtojë 18 nga kjo marrëveshje).

Por ambiciet e sauditëve ndaj xhevahirëve të ‘zikaltërve’ janë më të mëdha. Dhe nuk është vetëm kroati. Tjetër është Andre Onana, me raportime nga Anglia dhe Italia që thonë, se Manchester United nuk arrin dot 60 milionë eurot e kërkuara nga interistët për portierin kamerunas (40 është oferta e tyre më e mirë) dhe ky fakt në garë kanë hyrë edhe Chelsea dhe… Al Nassr.

Në fakt, mes bluve dhe sauditëve, skuadra që për momentin duket më e afërt me Onanasin, për shkak të portofolit të madh është ajo e Ronaldos dhe Brozovicit, të cilët janë në kërkim të një portieri të nivelit të lartë, pasi Ospina nuk mund të ndihmojë për shkak të dëmtimit.
Ajo që mbetet për t’u parë është nëse Al Nassr është i vendosur të përmbushë kërkesat e Interit këtë herë për të larguart një tjetër lojtar të klasit të lartë dhe cili do të jetë qëndrimi i Onanës, i cili mund të mos dëshirojë të largohet nga Europa në moshën 27-vjeçare.

