Arslan nga Lituania: Duam rezultatin më të mirë

Skuadra e Shkupit, pasditën e sotme ka zhvilluar stërvitjen zyrtare në tokën lituaneze, aty ku nesër kundër FC Hegelmann, do të zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të turit të parë të Ligës së Konferencës.

Për këtë ndeshje trajneri Xhihat Arslan nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e algjerianit, Valid Hamidi, i cili kishte probleme me vizën, mirëpo pavarësisht kësaj mungese shumë të rëndësishme, strategu turk thotë se në Lituani kanë udhëtuar për të nxjerrë një rezultat të mirë.

“Fillimisht të them se na pret një përballje e vështirë, para nesh kemi një ekip të sapoformuar, që ka arritur në garat evropiane, një ekip që dëshiron të jetë i suksesshëm në Evropë.  Ne jemi skuadër me një grup të rëndësishëm lojtarësh, duam të marrim rezultat të mirë në fushë, në mënyrën më të mirë të mundshme” u shpreh fillimisht Arslan. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close