Futbollisti legjendar gjerman Michael Ballack ishte vërtet i shkëlqyer në fushë dhe pakkush mund të bënte të njëjtën gjë me të. Por në botën e futbollit ai u kujtua si një humbës, ndoshta më i madhi ndonjëherë, duke marrë parasysh humbjet e shumta të pësuara në ndeshjet më të mëdha të karrierën e tij të pasur.

Si 21-vjeçar, ai arriti titullin e Bundesligës kur ndodhi një nga mrekullitë më të mëdha në historinë e futbollit gjerman. Ishte në sezonin 1997/1998.
Kaiserslaturen u bë kampion i Gjermanisë për habinë e të gjithëve dhe Ballack u quajt ‘Kajzeri i vogël’, ai u konsiderua trashëgimtari i vërtetë i të paharruarit Franz Beckenbauer. Më vonë ai luajti për Bayer Leverkusen, Bayern Munich dhe Chelsea.
Ballack përjetoi fiaskon e parë në vitin 2001. Më pas, si lojtar i Bayer Leverkusenit, ai humbi titujt e Bundesligës, Kupës së Gjermanisë dhe Champions League për dy javë. Fati nuk e ndoqi as te Bayern. Ai fitoi Bundesligën, por në skenën ndërkombëtare ishte totalisht i pasuksesshëm me gjigantët nga Munich.

Kjo u pasua nga katër vite te Chelsea, ku humbja në finalen e Champions League kundër Manchester United në 2008 do të jetë më e vështira për të. Lotët e tij u përzien me shiun e Moskës dhe më pas bënë xhiron e botës së futbollit. Nuk pati fat as me kombëtaren gjermane. Ai ishte kapiteni i saj dhe humbi finalen e Kupës së Botës dhe Euro 2008. Disfata kundër Italisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në vitin 2006, kur gjermanët pritën turneun, e lëndon veçanërisht atë.
Në jetën e tij private, ai i pëlqente aventurat me femra e martuara apo të zëna. Ish-shoku i skuadrës Christian Lell e akuzoi atë, se ai u shkatërronte jetën e të tjerëve.
“Ballack hyn në jetën private të të tjerëve dhe i shkatërron ata pa e menduar. Nëse është kapiten i Gjermanisë, mendon se mund të bëjë çfarë të dojë”,- tha Lell pasi mësoi se Ballack kishte fjetur me partneren e tij.
Goditjen më të rëndë dhe më të dhimbshme e pësoi në vitin 2021, kur i vdiq djali 18-vjeçar Emilio dhe më pas u tërhoq në vetvete. Pasi u shërua mendërisht, filloi punën si analist i ndeshjeve të futbollit.


