Ardian Cuculi rikthehet te Shkëndija, merr një detyrë të re

Ardian Cuculi rikthehet te Shkëndija, tashmë si përgjegjës në departamentin e sportit. 


Klubi i Futbollit Shkëndija komunikon angazhimin e Ardian Cuculit. Ish-kapiteni rikthehet në klubin kuqezi tashmë në pozicionin e përgjegjësit për departamentin e sportit. 


Gati një dekadë pjesë e Shkëndijës në katër periudha të ndryshme, një kohë kapiten i ekipit, një prej futbollistëve me më shumë paraqitje në fanellën kuqezi, fitues i 5 trofeve me Shkëndijën (2 tituj kampion, 2 Kupa dhe 1 Super Kupë), Ardian Cuculi sërish vihet në shërbim të klubit, tashmë si përgjegjës i departamentit të sportit. 

Ambiciet e Shkëndijës mbeten ngritja e klubit në nivele më të larta dhe  Ardian Cuculi pritet të jep kontributin e tij në këtë drejtim. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close