Skuadra e Napolit do ta nis sezonin në Seria A pa yllin Kviça Kvaratshkelia. Trajneri Rudi Garsia ka marrë një lajm të keq përpara debutimit të tij në pankinën e Kampionëve të Italisë. Ylli i skuadrës napolitane ka humbur ndeshjen e parë të sezonit si pasojë e problemeve muskulore dhe trajneri Garsia nuk dëshiron të rrezikojë sulmuesin gjeorgjian, i cili pritet të rikthehet për sfidën e dytë të kampionatit. Napoli e hap sezonin në Seria A kundër Frosinones, me ndeshjen që do të luhet nesër, duke nisur nga ora 18:30.


