Ai kushtoi 95 milionë euro, por shënoi vetëm një gol gjatë vitit 2023 në Premier League

Edhe pse teorikisht ishte transferimi i verës për Manchester United, Antony nuk arriti të përmbushë pritshmëritë dhe të ketë të njëjtat zhvillime si ato te Ajax. Braziliani kishte probleme edhe jashtë fushës, pasi ishte akuzuar për dhunë në familje nga ish e dashura e tij.

Manchester United humbi 1-2 kundër Nottingham Forest mbrëmë dhe Antony u zëvendësua në minutën e 54-t, pasi nuk pati ndonjë sukses të dukshëm. Kështu, braziliani e mbylli vitin 2023 me vetëm një gol të shënuar në kampionatin anglez, teksa luajti në 33 ndeshje për Manchester United.

Si përfundim, e vetmja herë që Antony shënoi në vitin 2023 në kampionatin vendas për United ishte në të njëjtën fitore kundër Nottingham Forest, me rezultatin 2-0, në prill. Në sezonin konkurrues, ai nuk shënoi asnjë gol tjetër dhe nuk dha asnjë asist në 21 ndeshjet e luajtura.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close