Legjendë si lojtar, amator si trajner! Vetëm dy fitore në 13 ndeshje

Pasi i ka dhënë lamtumirën futbollit dy vite më parë, anglezi Wayne Rooney filloi karrierën e tij si trajner, por në stolin teknik nuk duket të jetë aq i shkëlqyer sa në fushë.

Pas periudhave të shkurtra në stol në Derby County dhe DC United, ai është emëruar trajner i skuadrës së Championship, Birmingham City. Rooney u emërua trajner i Birminghamit në tetor 2023 dhe i është dhënë një kontratë katërvjeçare deri në vitin 2027.

Edhe nëse përfiton nga besimi i klubit, Ronney nuk ka pasur rezultatet e dëshiruara me ekipin. Ai ka një përqindje fitoreje prej vetëm 15%, pasi ka fituar 9 pikë nga 39 të mundshme. Me dy fitore, tre barazime dhe tetë humbje në 13 ndeshje, Rooney e ka çuar Birminghamin nga vendi i 5-të në tabelë në të 19-tin.

Wayne Rooney, zbulime me probleme për alkoolin

Pas kthimit në Angli, Rooney foli për problemet e tij me alkoolin. Ish-ndërkombëtari anglez ka pranuar se ka filluar të pijë alkool që në moshë të vogël, pa e kontrolluar dot veten. Në moshën 20-vjeçare, ish-futbollisti i madh ishte afër një koma alkoolike. 

“Kam pasur shumë sfida të ndryshme, si brenda dhe jashtë fushës, dhe lirimi im ishte alkooli. Kur isha 20 vjeç, qëndrova disa ditë në shtëpi dhe nuk dola fare. Kam pirë derisa më ka rënë të fikët. Nuk doja të isha pranë njerëzve, sepse ndonjëherë ndihesh në siklet dhe ndonjëherë ndjehesh sikur i ke zhgënjyer.

Përfundimisht, nuk dija si ta përballoja më, kështu që zgjodha alkoolin, që të mendoja se më ndihmonte. Kishte njerëz me të cilët mund të flisja, por vendosa të mos e bëja dhe u përpoqa ta kuptoja. Kur pini alkool dhe nuk merrni  ndihmë nga të tjerët, vërtet mund të përfundoni në një vend të errët.

Unë kam qenë kështu për disa vite. Për fat të mirë, tani nuk kam frikë të shkoj dhe të flas me njerëzit për disa nga problemet që kam!”,- ka thënë Wayne Rooney, cituar nga “AS.com”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close