Suspendohet gara e Gjermanisë në Moto GP

Fillimi i sezonit 2020 në Moto GP do të vonojë edhe më shumë, pasi gara e Sachsenring në Gjermani është suspenduar.

Me Grand Prixin e Italisë dhe atë të Katalonisë që janë shtyrë më herët gjatë këtij muaji, tashmë është radha për German GP.

I planifikuar të mbahej në raundin e nëntë (German GP), më 21 qershor, shihej si pika më e afërt për fillimin e këtij sezoni.

Por, zhvillimi i pandemisë Covid-19 ka bërë që edhe kjo garë të suspendohet dhe adhuruesit e garave të shpejta do të duhet të presin edhe më gjatë për fillimin e sezonit të ri.

Nuk ka akoma ndonjë datë të caktuar se kur mund të fillojë sezoni që duhej të merrte startin në Grand Prix të Katarit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close