Lulzim Ismaili nesër përballet me boksierin nga Uzbekistani

Boksieri tetovar i klubit “Shkëndija No Limit”, Lulzim Ismaili do të përballet nesër me bokserin nga Uzbekistani, Kabijon Hushvaktaliev. Dueli do të zhvillohet në Leverkusen të Gjermanisë, aty ku Ismaili ka zhvilluar edhe përgatitjet 3 javët e fundit me Bekim Hoxhajn.

Bokseri tetovar nëse arrin të fitoj duelin e nesërm, do të luftojë me 17 mars në kampionatin e Europës në WBU.

Sa i përket kundërshtarit të shqiptarit, Hushvaktaliev ka triuamfuar në tre lufta të zhvilluara.

Spaktakli me boks në Leverkusen të Gjermanisë, aty ku do të zhvillohet edhe meçi ndërmjet Ismailit dhe Hushvaktalievit do të nis nesër nga ora 20:00./Sportmania.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close