Kualifikueset evropiane të boksit, në Londër, të vlefshme për Lojërat Olimpike, Tokio 2020, janë shtyrë si pasojë e koronavirusit.

Përhapja e shpejtë e pandemisë Covid-19 ka bërë që kualifikueset që filluan më 14 mars të zhvendosen tashmë për një datë tjetër.
Këto gara që numëronin atletë nga 60 vende të ndryshme do të vazhdojnë në muajin maj, në mënyrë që garuesit të qëndrojnë të sigurt në shtëpi.

