Benjamin Imeri nesër në qendër të ringut, presidenti i WBA-së prezent në një ngjarje historike për boksin shqiptar

Para duelit të madh këtë të premte në Tiranë, Benjamin Imeri shprehet i përqendruar dhe i motivuar për të dhënë maksimumin në një ndeshje që do të hyjë në historinë e sportit shqiptar.

Më 11 korrik 2025, Shqipëria do të mirëpresë një duel serioz për titullin e parë botëror të WBA-së (World Boxing Association), ku Benjamin Imeri (10-0-0) do të kërkojë të shkruajë emrin e tij në histori.

Për herë të parë, presidenti i WBA-së, Gilberto Mendoza, do të jetë i pranishëm në Shqipëri, duke ndjekur nga afër duelin dhe duke dorëzuar personalisht rripin prestigjioz kampionit të kësaj nate.

Respekt për të dy boksierët

Ky duel nuk është thjesht për një rrip, por për krenari, përkushtim dhe nder. Vetë fakti që Gilberto Mendoza, kreu i një prej federatave më të mëdha të boksit botëror, do të jetë aty për të përshëndetur dhe nderuar fituesin, e bën këtë sfidë edhe më të veçantë.

Benjamin Imeri, i cili përfaqëson me dinjitet boksin shqiptar, vjen në këtë duel me rekordin e pastër dhe me ëndrrën për ta ngjitur flamurin kuqezi në majat më të larta. Ai nuk lufton vetëm për vete, por për të gjithë shqiptarët që e mbështesin dhe besojnë në të.

Më 11 korrik, Shqipëria bëhet skena e një momenti të rrallë në historinë e boksit ndërkombëtar. Fituesi i këtij dueli do të ketë nderin e madh që rripin kampion ta pranojë nga vetë presidenti i WBA-së, Gilberto Mendoza dhe Benjamin Imeri është gati të japë gjithçka për ta sjellë këtë trofe në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close