Benjamin Imeri gati për duelin e radhës në boksin profesionist 

Boksieri tetovar, Benjamin Imeri, do të rikthehet në ring më 8 mars 2025 në Mynih, ku do të zhvillojë ndeshjen e tij të tetë në boksin profesionist. Kundërshtari i tij këtë herë do të jetë një boksier me përvojë nga Venezuela, i njohur për aftësitë dhe qëndrueshmërinë e tij në ring, çka e bën këtë sfidë një test të rëndësishëm për Imerin.

Në prag të ndeshjes, Imeri ka shprehur mirënjohjen e tij për sponsorin kryesor, Gjeneral Global Immobilien, për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin e tij profesional. Po ashtu, ai ka falënderuar familjen, stafin dhe të gjithë ata që e kanë ndihmuar në përgatitjet për këtë përballje.

Tetovari, i cili po ndërton me sukses karrierën e tij në boksin profesionist, premton një paraqitje të fuqishme dhe fton të gjithë tifozët të ndjekin meçin e tij më 8 mars.

Sportmania do të vazhdojë ta ndjekë nga afër rrugëtimin e tij dhe do të sjellë më shumë detaje rreth duelit të radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close