Sulmuesi i Borusia Dortmundit, përforcimi i parë për Dinamon dhe Kanavaron

Pas shkarkimit të Nenad Bjelicës, Bordi Drejtues i Dinamos bëri të ditur se përveç Fabio Kanavaros si trajner, shumë shpejt “bluve” do t’i bashkohen edhe disa përforcime.

Ndër dëshirat kryesore është një yll i madh, Sebastian Haller. Ky është një qendërsulmues 30-vjeçar që luan për Leganesin këtë sezon si lojtar i huazuar nga Borussia Dortmund.

Në kulmin e karrierës së tij, pra në vitin 2019, futbollisti nga Bregu i Fildishtë (i lindur në Francë) kapte vlerën e 45 milionë eurove në Transfermarkt.

Sot, ai platformë e vlerëson atë në tre milionë euro. Dinamo ka nevojë për një tjetër qendërsulmues duke marrë parasysh dëmtimet e Bruno Petkoviqit dhe krizën e Sandro Kulenoviqit./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close