Dy yjet e Realit barazohen me pagën e Kilian Mbapes

Real Madridi ka shpenzuar paratë me kujdes gjatë viteve të fundit, por ardhja e Kilian Mbapes verën e kaluar e riktheu ndjenjën e ‘Galaktikëve’ në ‘Santiago Bernabeu’ që u mbush i tëri kur ai shkeli për herë të parë në fushë. 

Mbape pritet të jetë qendra e planeve të klubit madrilen për vitet në vazhdim, por “Los Blankos” kanë plane për t’i bërë fytyra te ekipit edhe dyshen Vinicius Junior dhe Xhud Bellingam. 

“The Athletic” ka raportuar se Florentino Perez po planifikon t’i dhurojë Bellingamit dhe Vinicius Jr paga të barabarta me Mbappen në kontratat e tyre të ardhshme.  Momentalisht ata përfitojnë 10 milionë euro për sezon, teksa Mbape fiton 15 sosh, që në këtë rast do të ishte për ta një rritje page prej 50 për qind.

Në rastin e Vinicius Jr, ai pritet që të futet në negociata me klubin gjatë verës së ardhshme mes interesimit të fortë që ka për të nga Arabia Saudite. 

Ajo që Bellingami dhe Vinicius Jr nuk do të arrijnë të marrin në krahasim me Mbapen është bonusi i blerjes prej 100 milionë eurosh që Mbape e mori verën e kaluar, e cila ndryshon totalin e parave që ai do të marrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close